Arrestohet ish-Presidenti i UEFA, Michel Platini. Legjenda e futbollit u arrestua nga policia franceze të martën në mëngjes në Nanterre, në periferi të Parisit, si pjesë e hetimit të korrupsionit rreth asaj se si u ndanë të drejtat e pritjes së Kupës së Botës 2022.
Raportohet se 63-vjeçari, ndodhet aktualisht në paraburgim në një stacion policor në Nanterres.
Platini ishte president i UEFA-s nga janari 2007, kur zëvendësoi të ndjerin Lennart Johansson, derisa dha dorëheqjen në vitin 2016 pasi u ndalua nga futbolli për gjashtë vjet, dënim që më vonë u reduktua në katër pas apelimit në Gjykatën e Arbitrazhit për Sportin.
Ndalimi mbaroi në mars të këtij viti, por hetuesit që po merren me luftën kundër korrupsionit brenda futbollit, e arrestuar si pjesë të hetimeve se si Katari fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës.
Platini ishte në Komitetin Organizativ të Kupës Botërore të vitit 1998, dhe iu bashkua komitetit ekzekutiv të FIFA-s në vitin 2002 derisa mori ndalimin e tij.
Platini raportohet se është dërguar në ambientet e Zyrës Anti-Korrupsion të Policisë Gjyqësore (OCLCIFF).
Në dhjetor të 2010 Katari u zbulua si vendi ku do të zhvillonte Kupën e Botës 2022, duke ndjekur Rusinë në 2018.
Debatet ishin të shumta për përzgjedhjen e gadishullit arabik, duke përfshirë shqetësimet e të drejtave të njeriut dhe statusin e homoseksualitetit mes tjerash.
Në vitin 2014 Platini pranoi mbajtjen e një takimi sekret me zyrtarin e turpshëm të futbollit Mohamed Bin Hammam, pak përpara se të votonte për Katarin.
Një burim i afërt me ish-shefin e UEFA-s në atë kohë tha për Telegrafin se Platini tha se kishte takuar zyrtarin e futbollit të Katarit në mëngjes në një hotel në Zvicër, vetëm pak ditë përpara se të merrej vendimi i diskutueshëm.
Më tej thuhej se të dy ishin takuar 30 deri 50 herë, pasi të dy ishin ulur në komitetin vendimmarrës për FIFA.
Platini u ndalua nga FIFA në vitin 2015 së bashku me ish presidentin Sepp Blatter për tetë vjet pas një vendimi nga komiteti i etikës i organit qeverisës.
g.kosovari