Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë në Facebook njeë videoinforamcion, ku tregon se çdo sipërmarrje, tashmë, me vetëm një klik tek e-Albania, ka në dorë në kohë reale kopjen e titullit ose licencës me vlerë ligjore.
Rama njofton se nuk është më e nevojshme të shkoni pranë sporteleve të Qendrës Kombëtare të Biznesit, pasi dokumentet i siguroni online dhe me vlerë ligjore.
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me lajmin e mirë për çdo sipërmarrje që tanimë tek e-Albania, vetëm me një klik ka në dorë në kohë reale kopjen e titullit ose licencës me vlerë ligjore për subjektin që ka nën zotërim, ju uroj një ditë të mbarë! 😀”, shkruan Rama.
g.kosovari