Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e qeverisë Elisa Spiropali në postim në Twitter ka reaguar duke sulmuar Berishën, Bashën, që rezultoi të shkonte në prokurori, Metën i cili tha se do të nxjerr ushtrinë dhe Kryemadhin.
“Njëri i rrjedhur shkruan si vdiq badigardi i KM.
Tjetri i akuzuar nuk paraqitet në prokurori. I treti bën cubin si komandant suprem.
Ndërsa ajo hedh fall dhe lajmëron kataklizmonë!
Koha për ta fshirë llumin e këtij filxhani e lëshuar ujin e drejtësisë mbi këtë pisllëk në 30 Qershor” shkruan ajo.