Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “BILD”, ka reaguar gazetari Peter Tiede.
Në një postim në Facebook, Tiede shkruan se Rama ende nuk ka dëgjuar për drejtësi të pavarur dhe për këtë arsye i kërkon prokurorisë të hetojë.
Tiede thekson se meqë Rama është në Londër duhet të marrë një mësim atje për prokurorët e pavarur dhe gjykatat funksionale.
Por teksa Rama u shpreh se do ta padisë në gjermani, duket se gazetarit Tiede nuk ia kanë përkthyer mirë. Ai flet për gjykatat shqiptare…
Tiede shtron disa pyetje, si: Përse më padit z. Rama kur kasetat janë reale?
Apo ju dyshoni për autenticitetin e materialeve të prokurorëve tuaj?
Në Shqipëri nuk mund të më padisni, cila gjykatë punon?
Tiede shkruan më tej: Natyrisht, kreu i qeverisë së Shqipërisë ende nuk ka dëgjuar për drejtësi të pavarur: Tani Rama i kërkon prokurorit që të hetojë.
Meqë ai është në Londër tani, Rama duhet të marrë një mësim atje, siç është me prokurorët e pavarur dhe gjykatat reale, funksionale.