Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim të katërt në Twitter.
Ai shprehet se gazetari i “Bild” që ka publikuar pa autorizim materialet audio, do të përballet me të në gjykatën gjermane.
“Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!” – shkruan Edi Rama.
Gazetari Peter Tiede prej disa kohësh ka nisur publikimin e disa materialeve audio nga dosjet hetimore Nr.184 dhe Nr.339. Prokuroria e Krimeve të rënda ka kërkuar ndalimin e publikimeve pasi është shkelur sekreti hetimor, ndërsa dyshohet se Tiede i ka marrë përgjimet nga Partia Demokratike.