Deputeti Ilir Beqaj kërkon shtyrjen e aplikimit të procedurave të reja tatimore, që lidhen me detyrimin e bizneseve me xhiro vjetore mbi 2 mln lekë për hapjen e një llogarie bankare.
Sipas Beqajt, janë një numër i konsiderueshëm biznesesh që preken nga ky ndryshim, duke kërkuar që aplikimi të nisë në datën 1 janar 2020.
Gjatë fjalës në parlament, Beqaj tha se biznesit të vogël duhet t’I lehtësohet mënyrave e të bërit biznes.
Në rast të rrëzimit të propozimit Ilir Beqaj, ndryshimet ligjore hyjnë në fuqi në datën 1 korrik 2019./l.m