Maturantët ditën e sotme kanë bërë provimin e tretë të detyruar të Maturës Shtetërore në lëndën e matematikës. E ftuar në studion e Report Tv, ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka deklaruar se pavarësisht pretendimeve të PD-së nuk ka shanse që nxënësit të kopjojnë. Shahini ka komentuar edhe nxjerrjen e tezës së provimit nga Luçiano Boçi duke thënë se ai së bashku me Berishën dhe të gjithë ata që nxjerrin tezat e provimit duhet të hetohen.
Kujtojmë se ditën e sotme ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi publikoi rreth 30 minuta pasi kishte nisur provimi, tezën e testit të matematikës. Por sipas ministres Shahini në bazë formulimit të testit nuk ka shanse të kopjohet.
Ajo ka shtuar se e gjithë teza e provimit është krijuar në versionin ‘Piza’ dhe që bazohet në aplikimin e njohurive të marra në test dhe jo nga njohurit që mbajnë përmendësh.
“Matura është administruar shumë më mirë. Ka përmirësime nga raportet që në vijnë në terreni. Ata që janë kapur me telefona u janë ndaluar dhe numri i këtyre rasteve është ulur. Testi është botuar në orën 11 ndërsa provimi ka filluar në orën 10. Nuk ka shanse të kopjohet. është një lloji testi tjetër. Dhe nuk ka shanse edhe nëse postohet në Facebook. Mund te jetë edhe mësues i PD që mund ta publikojë. Por duhet të hetohen edhe boçi edhe Berisha. Ata kanë përgjegjësi politike dhe duhet të hetohen si ata si mësuesit. Edhe në atë rast nuk ka shans të kopjohet pasi testi mat njohurit dhe aplikimin e njohurive të marra. Duhen marrë masat e nevojshme. Testi Piza që bëhet aplikimi i njohurive. Ne e kemi testuar testin dhe e kemi pilotuar me 2 mijë nxënës.” tha ndër të tjera ministrja Shahini./l.m