Një shqiptar i moshës 51-vjeç i cili punonte si roje në një kompani policie private është dhunuar për vdekje nga disa persona të cilët më pas e kanë plaçkitur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Korydallos gjatë orëve të para të mëngjesit në rrugën Dervenakion ku disa persona kanë thyer derën e kompanisë ku punonte shqiptari dhe pasi e kanë lidhur këtë të fundit e kanë goditur disa herë me shufër hekuri në kokë duke i shkaktuar dëme të mëdha.
Pak pas ngjarjes 51- vjeçari shqiptar arriti që t’i telefononte të bijës dhe t’i tregonte për grabitjen. Ajo ka qenë e para që ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka gjetur edhe babain e larë në gjak.
Më pas në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca që ka bërë të mundur transportimin e 51-vjeçarit në spitalin e Attic, por nuk mundi që tu mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
g.kosovari