Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është paraqitur raporti vjetor i ILDKPI-së. Në lidhje me këtë raport ku e pranishme duhej të ishte edhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi duke thënë se tashmë vendi ynë ka nevojë për një ligj më të strukturuar .
Duke komentuar pjesë nga raporti i ILDKPI-së për sa u përket spiunëve të Shtetit, Murrizi ka thënë se shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundë me spiunët. Ndër të tjera Murrizi ka deklaruar se duhet të fillojnë hetimet për politikanët pasi sipas tij nuk janë më shumë se 500 prej tyre që kanë marrë në qafë Shqipërinë.
“10 faqe për spiunët e shtetit dhe privatit që nuk kanë funksionuar 126 njësi sinjalizues tek sektori publik dhe 426 për sektorin privat. quani arritje që janë gjobitur disa subjekte. Shqiptarët janë ngopur me spiunë dhe bilbilfryrës. Shqiptareve u ka ardh ne majën e hundës me spiunët. vini për të raportuar . Po ishte krahasimi me 2003 dhe 2013 ajo që nuk më pëlqeu. Kjo është një llojë me regjimin komuniste që e krahasonte me 38′. do doja që të përgatisim një ligj për objektin e punës. Milion pasuri kanë banorët e kësaj salle. Që kanë ardhur me brekë doku ndërsa sot vijnë me armani dikur kishin banjo te fiku tani kanë hale edhe për macet. Unë prap shof shumë ata që kanë marrë vendin në qafë nuk i kalojnë 500. Këto që kanë qenë këtu dhe këta që janë këtu. Ata nuk i justifikojnë. A ka verifikim . Ka zyrtarë që kanë aksione në supermarektet e Serbisë dhe që blejnë vila në firenze. Vettingu i gjyqtarëve. Ka qenë shumë e agazhuar. Ju me 70 veta…shoh se nuk mund të jeni eficent. Për vitin 2018…pse nuk i keni me emra deputete, drejtoret, ish ministrat ? Pra duke bërë thirrje koha ka ardh për të bërë një ligj konkret. Duhen hequr disa drejtorë. 15 000 deklarat nuk i heton dot kurrë. Ligj të thjeshtë dhe redukto gamën që ke kap.” ka deklaruar Murrizi./l.m