Ai nuk është më pjesë e parlamentit pasi e ka djegur mandatin bashkë me kolegët, ndaj ish-deputeti Tritan Shehu e cilëson atë një landfill, një vend ku mblidhen plehrat.
Bashkë me foton ish-deputeti Shehu kërkon shpërndarjen sa më parë të parlamentit pasi, sipas tij, ata që ndodhen aktualisht aty i kanë shkaktuar shumë dëme demokracisë.
““Landfilli” antikushtetues i ri i Shqiperise. Eshte momenti i fundit per te gjithe ata qe jane, si dhe per grupin e 42 ”pupaceve”, qe i kane futur si “çeten” e “40 Hajduteve te Ali Babait”, te braktisin kete ngrehine sa me shpejt. Boll deme i kane krijuar deri me tashti demokracise shqiptare qofte dhe duke ndejtur aty, pavaresisht disa retorikave apo votimeve te pilotuara.
Neser do te jete teper vone per te rivendosur dinjitetin e tyre tashme te komprometuar, si per dhe per nje mundesi tjeter kontributive ne zhvillimet e ardheshme.
Eshte koha e fundit per reflektim e veprim!”, shkruan Shehu, i cili duket më shumë sikur këtë mesazh e ka për presidentin Meta të cilit i kërkon të shpërndajë parlamentin.
g.kosovari