Pas 8 muajsh kanë përfunduar hetimet për vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi, ngjarje e ndodhur në ishullin Rodos të Greqisë më 28 Nëntor 2018. Dosja hetimore është dërguar për gjykim në Gjykatë dhe të pandehur janë 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe shqiptari Aleksandër Luca 20 vjeç.
Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e studentes, edhe pse pranojnë se kanë qenë bashkë me të mbrëmjen e 28 Nëntorit. Prindërit e vajzës kërkojnë drejtësi dhe dënimin maksimal për fajtorët.
g.kosovari