Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është në prag të marrjes së vendimit për hapjen e negociatave dhe se mos përfshirja e opozitës në zgjedhje nuk është një situatë e mirë.
Kreu i qeverisë tha se mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje është vetëm për fajin e tyre.
Rama tha se opozita se doli nga parlamenti për t’u shkrirë më popullin dhe nxorën në ballë një tufë budallenjsh që sipas tij shkelin ligjin, dhunojnë policinë dhe përfundojnë në burgje.
“Nuk jemi më të mirët, por më mirë se ne nuk ka dhe nuk ka pasur dhe me sa duket nuk do të ketë edhe për shumë kohë sepse ata duhej të ishin sfiduesit tanë dhe duhej të kishin krijuar dritare të re mundësish ku njerëzit mund të shikonin se gjërat mund të bëhen më mirë, por ata sot janë më keq nga ç’kanë qenë keq, se siç thonë plakat e Korçës ka keq por edhe si mos më keq, se unë mirë nuk i kam parë ndonjëherë.
Këto zgjedhje janë të çuditshme në një kuptim sepse janë pa kundërshtarët kryesorë dhe nuk janë gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte Shqipërisë sidomos në këtë situatë ku jemi në prag të hapjes së negociatave.
Atyre fajin ja ka mendja e tyre, por çfarë borxhi i ka populli atyre. Ata dolën dhe thanë ne jemi popull dhe do shkrihem me popullin, por në fakt u futën në mes turmës, u fshehën në mes të turmës për të vënë përpara më budallenjtë ose më të sinqerti duke i nxitur të vënë zjarr, të godasin policinë, e të përfundojnë burgjeve për llogari të këtyre. Që pushteti në demokraci nuk merret dot me dhunë, kjo dihet që pushteti në demokraci nuk janë godinat fizike kjo dihet, por pushteti në demokraci buron nga vota e popullit dhe për sa kohë që votën e popullit nuk e ke as pushtetin nuk ke si ta kesh.
Dhe edhe pse e dinë, i thonë popullit, mblidhuni ta marrim, mblidhuni ta hani, e thonë se janë gënjeshtarët të pacipë dhe manipulatorë të njerëzve. Manipulohen nga një grup njerëzisht që qëllimin e kanë gjetkë se e dinë që pushtetin me votë nuk e marrin dot dhe duan që ta bëjnë Shqipërinë copë-copë dhe t’i shmangen votës për të mos dalë të humbur.
Pse këta gëzohen kur pamje të shëmtuara me njerëz që djegin e përplasen me policinë, me derën e kryeministrisë që përmirret, kur këto imazhe shpërndahen në Europa, ata që nuk duan t’i hapin negociata thonë ça negociatash do hapim, këta nuk janë vend normal, janë një vend ku është ngritur dynjaja kundër qeverisë etj”, tha Rama.
g.kosovari