Robertson thotë se Hazard është lojtari më i mirë me të cilin është përballur ndonjëherë. Mbrojtësi i majtë i Liverpoolit, Andrew Robertson, në të kaluarën është përballur me shumë lojtarë të mëdhenj – veçuar Cristiano Ronaldon, Lionel Messin, Kylian Mbappen e Neymarin, raporton “The Sun”, transmeton Gazeta Express.
Por, ai thotë se blerja më e re e Real Madridit, Eden Hazard, është lojtari më i mirë me të cilin është përballur ndonjëherë. “Ai është me siguri lojtari më i mirë kundër të cilit kam luajtur”, u shpreh Robertson.
“Hazard e meriton transferimin (në Madrid), meriton çdo lëvdatë”. “Është lojtar fantastik, futbollist i klasit botëror dhe ndoshta një ndër më të mirët në botë aktualisht”.