Një përplasje mes militantëve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste ka ndodhur ditën e djeshme në Kavajë, konkretisht në Luz të Vogël.
Gazetari i “BalkanWeb” nga Kavaja raporton se mbështetësit e selisë rozë kanë shkuar fillimisht në KZAZ-në e Luzit të Vogël për të futur brenda materialet zgjedhore, por ky veprim është ndaluar nga mbështetësit e PD-së. Kjo ka bërë që disa persona dhe mbështetës të selisë blu të shoqërohen në polici.
Shefi i policisë Kavajë pohoi për “BalkanWeb” se në lidhje me ngjarjen e djeshme janë proceduar dy punonjës të bashkisë Kavajë dhe roja i Shkollës në Luz të Vogël dhe pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë.
Sot ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili publikoi foton e mbështetëseve të PD-së nga qelitë e komisariatit të Kavajës.