Policia e Kosovës konfirmon se janë duke arrestuar disa persona që njihen si përgjegjës për situatën e krijuar, të cilët kanë dhunuar objektet shtetërore dhe kanë ushtruar dhunë ndaj forcave policore të Kosovës. Deri tash konfirmohen tetë persona të arrestuar.
Ndërkohë Baki Kelani nga Policia e Kosovës, na konfirmon se janë 7 policë të lënduar, tre prej tyre janë duke u trajtuar në emergjencë dhe janë në gjendje të rëndë. Kelani na konfirmon se është edhe një qytetar i lënduar. Për momentin konfirmohet një veturë e djegur e prokurorisë së Shtetit. Ndërkohë kjo është gjendja momentale e rrugës para stacionit policorë Qendra, dhe para selisë së Vetëvendosjes, në kryeqytet .