Dy aksidente rrugore janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën dy persona.
Mësohet se mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Don Bosko” , një makinë ka përplasur për vdekje këmbësorin 69-vjeçar, me mbiemër Shehu. Ndërkohë, edhe në zonën e Medreses një tjetër aksident, ku humbi jetën një 60-vjeçar.
Dy drejtuesit e mjeteve janë vënë në prangat e policisë. Nuk dihen ende shkaqet dhe as identiteti i viktimave.
/a.r