Mjekësia ligjore nxjerr rezultatet e para të autopsisë për 17-vjeçarin Matia Rizallari, trupi i të cilit u gjet pa jetë mëngjesin e sotëm pranë urës së Dragotit në Këlcyrë. Ndonëse i ati tha se djalin e tij mund ta kishin vrarë, sipas autopsisë trupi i viktimës nuk ka shenja dhune, por vetëm shenja mbytjeje.
Shoku i tij Egliter Dosti, që ishte bashkë me 17-vjeçari kur u zhduk, në deklarimin e vet në polici ka pohuar se kishin pirë dhe kanë dashur të kalojnë lumin. Ai e ka marrë Matian në kurriz, por janë rrëzuar të dy në ujë. Më pas djalin e mori rrjedha dhe Dosti u largua nga frika në Sarandë.
I ati i viktimës Arjan Rizallari ka denoncuar në polici duke ngritur gishtin mbi 25-vjeçarin Egliter Dosti, i cili u shoqërua dhe u mor në pyetje për ngjarjen. Policia ka shoqëruar të riun dhe po e merr në pyetje.