Kryeministri Rama shprehet se nëse do kishte një njeri që do t’i binte shkurt dhe do shikonte interesin personal dhe do të shtynte zgjedhjet, do të ishte vet ai.
‘Nëse ka një njeri që është njeriu që po ti binim shkurt do ishte më i interesuar po të shtyrë zgjedhjet dhe të ishte për interesin e ngushtë personal, do isha unë. Për cfarë arsye duhet që unë të qëndroj kokëfortësisht në këtë pozicion kur qeverinë e kemi dhe kemi 1001 punë për të bërë. Shumicën në parlament e kemi shumë solide dhe nuk kemi problem me mbështetjen’, tha Rama nga Librazhdi.
Më tej, Rama tha se ka dy arsye të forta që e pengojnë dhe zgjedhjet nuk do të shtyhen, duke thënë se ajo që nga shumë njerëz shihet si zgjidhje, e çon Shqipërinë në drejtim të paditur.
‘Pse s’ duhet të shtyhen zgjedhjet, ka dy arsye:
E para kjo rrugë e shkurtër që i shkon në mendje shumë njerëzve e çon Shqipërinë në drejtim të paditur. Nëse shtyhen zgjedhjet sot, shkelim Kushtetutën dhe nesër po këtë do ta bëjë një palë tjetër. Kështu ne nuk do të kemi edhe pas disa vitesh një politikan që të zgjidhet nga populli.
Dhe ana tjetër është që zgjedhjet janë pengu për tu kapur nga ata që nuk e kanë thjesht te zgjedhjet. Patjetër që Basha, PD dhe aletatët kanë frikë nga zgjedhjet sepse nuk na mundin dot dhe sajojnë lloj lloj histiorish.
Ata duan ti kapin zgjedhjet dhe të pengojnë me cdo kusht celjen e negociatave me BE ndaj kjo është arsye pse nxisin dhunë dhe duan të shpërndajnë filmime nëpër botë për të krijuar këto ide për Shqipërinë’, tha Rama./l.m