Policia ruse ndaloi të paktën 94 persona, përfshirë liderin e opozitës Alexei Navalny, në protestën e mbajtur në Moskë në mbështetje të një gazetari, ndaj të cilit ishin ngritur akuza false.
Manifestuesit kërkuan ndëshkimin e oficerëve të përfshirë në skandalin me gazetarin.
Policia rrëzoi papritur akuzat për drogë ndaj Ivan Golunov, një kthesë e pazakontë për autoritetet ruse, që u përballën me zemërimin e mbështetësve të tij.
Gazetari 36-vjeçar u vu në shënjestër nga policia pasi ekspozoi korrupsionin mes zyrtarëve të Moskës. Ai u ndalua javën e kaluar me akuzën e shpërndarjes së drogës, që është mohuar kategorikisht nga Golunov.