Presidenti amerikan, Donald Trump ka treguar pa qëllim disa detaje të marrëveshjes të tij për imigrim me Meksikën. Ai ka refuzuar të diskutojë planet me gazetarët, duke thënë se ato janë “sekrete”.
Mirëpo teksa ka bërë këto deklarata, ai ka mbajtur një letër në dorë që, ka treguar detajet e marrëveshjes, të cilën e kanë fotografuar më pas disa media. Presidenti Trump ka ashpërsuar rregullat me kufirin me Meksikën, duke kërcënuar me vënie të tarifave në importet e Meksikës nëse nuk ndalet vala e migrantëve.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345PreviousNext
Në dokumentin e fotografuar shihet se Meksika është pajtuar për të ndalur migrantët. Aty po ashtu është thënë se nëse Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se masat nuk kanë pasur mjafueshëm sukeses, atëherë, Meksika detyrohet të marrë masa tjera ligjore.
Ministri i Jashtëm meksikan, Marcelo Ebrard, ka konfirmuar se Meksika ka vetëm 45 ditë për të treguar se ka kapacitet për të ndaluar valën e migrantëve. Aktualisht ky shtet do të angazhojë 6,000 pjesëtarë të Gardës Kombëtare në kufi me Guatemalën.
Megjithatë Ebrard ka përmendur se negociatorët amerikanë i kanë kërkuar Meksikës që të ndalojë plotësisht kalimin e meksikanëve në SHBA, mirëpo sipas tij, një gjë e tillë është e pamundshme.