Kryeministri Edi Rama ka një pyetje për shqiptarët lidhur me dy deklarata kontradiktore të bëra në një ditë lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe ndikimin e tyre në perspektivën europiane të vendit.
‘Kujt i besoni?’, thotë kryeministri
Presidenti Ilir Meta deklaroi dje në konferencën e dytë të jashtëzakonshme se zhvillimi i këtyre zgjedhjeve do dëmtonte objektivin për anëtarësimin në BE të Shqipërisë.
“Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor 2019, objektivi kombëtar i shqiptarëve, Anëtarësimi do dëmtohej në atë masë saqë rikuperimi do kërkonte një kohë të pallogaritshme“, tha Meta.
Ndërsa Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, deklaroi nga Brukseli se anulimi i zgjedhjeve dëmton perspektivën europiane të Shqipërisë.
“Zgjedhjet duhet të zhvillohen përndryshe do dëmtohet perspektiva europiane e shqiptarëve”, u shpreh Juncker.