Studiuesit e mjekësisë e përcaktojnë pjesën trekëndëshe të fytyrës, pra zonën rreth gojës dhe hundës, ndërkohë si “trekëndëshin e vdekjes”. Ky përcaktim i frikshëm ka si synim të ndërgjegjësojë qytetarët, se nga aty baktere të rrezikshme mund të depërtojnë në tru, nëse një infeksion nuk trajtohet me kohë dhe luftohet. Arsyeja për këtë: Enët e gjakut në këtë pjesë të fytyrës kanë një lidhje direkte me ato në tru.
Infeksionet në gojë, hundë dhe grykë janë veçanërisht të rrezikshme.
Nëse me duar të palara shtyp një puçërr mbi hundë apo nëse shkul qimet e hundës po me duar të palara një infeksion i mundëshm mund të më shpejt deri në tru, se sa kur pret gishtin. Infeksione të tilla mund të kthehen në rrezik real. Një studim i shkencëtarit, Piotr Mydel nga Universiteti Bergen në Norvegji i publikuar gazeta shkencore Science Advances provon, se ekziston një lidhje mes infeksioneve në mishin e dhëmbëve dhe Alzheimerit. Sa më keq apo më shpesh të harrohet larja e dhëmbëve, aq më i madh është rreziku që më të vonë të harrosh vërtet shumë, zbuloi Mydel.
Një pamje një skaner i pjesëve të trurit të një personi 74-vjeçar me alzheimer
Larje, larje, larje
Infeksioni i mishit të dhëmbëve përshpejtohet nga krijimi i pllakëzave në dhëmbë. Pllakëzat krijohen, kur dhëmbët pastrohen rrallë dhe jo rregullisht me fije dentare. Pllakëzat përmbajnë baktere që mund të depërtojnë në tru, ku prodhojnë një proteinë, e cila dëmton nervat, thotë studimi. Ky shkatërrim i nervave shkakton humbje të kujtesës dhe çon në fund në Alzheimer, thotë studimi. Bakteret Gingivitis nuk janë të vetmet faktorë për Alzheimer, sipas studimit, por ato rrisin rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative. Ato përshpejtojnë procesin e shpërbërjes. Gati gjysma e popullsisë botërore është bartëse e baktereve gingivitis, thotë Mydel. Por vetëm 10% zhvillon Alzheimer. Përmes larjes së rregullt të dhëmbëve arrihet të merret një masë e rëndësishme parandalimi, sipas studiuesit./DW
g.kosovari