Në Bavari të Gjermanisë në veçanti në Munih, gjatë të hënës vendi është përfshirë nga moti i ligë që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe me shumë qytetarë të lënduar.
Aty ka rënë breshër me madhësi të topit të golfit, derisa erërat e forta kanë shkulur me rrënjë pemët e mëdhaja.
Dritaret e shumicës së veturave janë thyer nga breshëri si dhe janë dëmtuar fasadat e shtëpive të shumta, kurse një dru i shkulur ka lënë të lënduar një shtatëvjeçar dhe dy burra.
Mediat gjermane raportojnë se çiklistët ishin ndalur në një dru të shkulur duke kërkuar strehim, megjithatë janë lënduar kur mbi ta ra një dru tjetër.
Si pasojë e motit të ligë linjat hekurudhore kanë ndalur punën, kurse në shumë rrugë të qytetit janë vërshuar nga sasi e madhe e shiut që ka rënë.
Severe #thunderstorms with large #hail in Munich, Germany a few minutes ago this evening 10th June! Video via Mcgorchakov IG #SevereWeather #extremeweather pic.twitter.com/ADMBTL38qS
— WEATHER/ METEO WORLD (@StormchaserUKEU) June 10, 2019

g.kosovari