Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka firmosur sot urdhrin që i hap rrugën zhvillimit të mocionit me debat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Në vendimin e firmosur nga kryeparlamentari Ruçi caktohet si pikë e 3 e rendit të ditës zhvillimi i mocionit me debat i kërkuar nga Taulant Balla, ku disktimet do të përqendrohen tek dekreti i Metës me anë të të cilit anuloi datën e zgjedhjeve e datës 30 qershor.
“Mocion me debat, kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar te Partisë Socialiste “Mbi aktin e Presidentit te Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, date 5.11.2018 ‘Për caktimin e datës se zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore’”, thekson urdhrin e firmosur nga PS.
Pas diskutimeve në seancën parlamentare e cila pritet të zgjasi 5 orë, socialistët pritet të kërkojnë shkarkimin e Metës nga Kuvendi.
g.kosovari