Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi në kohë dhe vende të ndryshme u kishte vjedhur nga qafa varëset tre shtetasve në këtë qytet. I arrestuari është G.V., banues në Elbasan.
“Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “5 Maji” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen nga qafa të një shtetaseje që po kalonte në rrugë”, bën me dije policia.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera me dhunë, konkretisht:
-Më datë 15.05.2019 në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varesen e floririt shtetases A. B.
-Më datë 10.06.2019 në lagjen “5 Maji” Elbasan, dyshohet se ka i vjedhur me dhunë varësen e floririt shtetases V.B.
Vjon puna hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të tjera të vjedhjes me dhunë që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, si dhe identifikimin e personave të tjerë me të cilët bashkëpunonte për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
g.kosovari