Sa vjen e merr përmasa më të frikshme skandali i trukimeve zbuluar në Spanjë muajt e fundit, me ndeshje të shumta të trukuara nga një organizatë kriminale që me sa duket nuk ka pasur synim thjesht pasurimin nga bastet e paligjshme dhe manipulimet dkue korruptuar lojtarë.
Në qendër të skandalit qëndron Carlos Aranda, ish-sulmues i njohur në La Liga, duke pasur kulmin e vet në periudhën 2004-2010.
Aranda ka një histori shqetësuese, sepse sipas hetuesve, “i përkiste një organizate kriminale që trukimin e ndeshjeve nuk e kishte synim kryesor, sepse bastet ishin një mënyrë e lehtë për të pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës”.
Në dosjen e siguruar nga El Mundo zbulohet se Aranda operonte në Malaga, ku familja e tij prej vitesh kontrollon thuajse gjithçka të paligjshme ndodh në atë qytet. Në dy pika bastesh që Aranda zotëronte në Malaga luheshin baste me shifra të jashtëzakonshme kur vinte sinjali dhe fitimet kalonin të gjitha në emër të Arandas, duke bërë që fitimi të ishte i pastër.
Valladolid-Valencia, ndeshja e fundit e kampionatit spanjoll këtë sezon, si dhe Huesca-Nástic, në Segunda, sezonin e shkuar, janë ndeshjet më të famshme nën hetim dhe ka prova të qartë që lojtarë të ndryshëm janë korruptuar, te Valladolid (humbi në shtëpi me 2 gola qesharakë) dhe Huesca (i dhuroi fitoren Gimnastic Tarragonës).
Carlos Aranda ish-sulmuesi i disa skuadrave në kampionatin spanjoll