Ish-kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu akuzon kreun e shtetit, Ilir Meta se i ka vjedhur ‘shqiponjën’.
Pas përfundimit të konferencës për shtyp, sot Presidenti bëri simbolin e shqiponjës. Ndërkohë që Spahiu pretendon se simbolin e shqiponjës e ka përdorur ai më herët.
Ish-kreu i AK-së ka publikuar një mesazh në Facebook që ka shkëmbyer me një qytetar, ku thotë se pasi vodhën shtetin, bregdetin, thesarin, arin, bankat dhe çdo pasuri kombëtare, u duhen dhe simbolet kuq e zi që të pastrojnë surratin nga m*ti ku notojnë”.