Anëtarja e KQZ, Rezarta Bitri deklaroi se akti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit është nul dhe jashtë kompetencave të tij
“Detyrat dhe kompetencat e presidentit rrjedhin nga parimet e shtetit të së drejtës. Veprimet e tij duhet t’i përmbahen kushtetutës, ku thuhet se presidenti ka kompetencë vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve, dhe jo t’i shtyjë apo t’i anulojë ato. Nuk mund të shtyhen zgjedhjet në infinit. Duhet të kishte një datë për zgjedhje të reja. Është e qartë se sistemi ynë nuk ja jep këtë kompetencë presidentit. As kushtetuta dhe as ligji elektoral nuk parashikojnë një kompetencë të tillë të presidentit. Jam tërësisht e bindur që ky është akt nul dhe nuk na pengon për të vijuar më tej organizmin e zgjedhjeve të 30 qershorit”, tha Bitri.