Pas vendimit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve, Partia Socialiste ka nisur edhe lëvizjet e para.
Socialistët kanë nisur mbledhjen e firmave për shkakrimin e presidentit Meta. Firmat e para janë mbledhur nga deputetët socialist në Komisionin e Ligjeve.
Për të iniciuar kërkesën për shkarkimin e presidentit duhen 35 firma.
Ky është hapi i parë për të filluar procedurën e shkarkimit të Presidentit, për të kaluar në seancë plenare ku kërkohen 2/3 e votave, 94 vota.
Në këto kushte, mazhorancës i duhen edhe 16 vota nga opozita e re.
g.kosovari