Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka tërhequr dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor dhe ka lënë pa datë zhvillimin e zgjedhjeve vendore, duke shkelur rëndë Kushtetutën e Shqipërisë, që saktëson se zgjedhjet kryhen një herë në katër vjet.
Mandati i të zgjedhurve mund të shtyhet vetëm në rast lufte, ose pushtimi, dhe nuk është në kompetencë e presidentit të shtyjë mandatin e të zgjedhurëve dhe të diktojë anulimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Argumentet politikë të tij, i kemi dëgjuar nga liderët e opozitës, por presidenti mund të ndajë me ta shtëpinë, krevatin, kasafortën, ose planet për të ardhmen e tyre, por jo të ardhmen e zgjedhjeve në Shqipëri.
Shqiptarët kanë fituar të drejtën e zgjedhjeve në dhjetor të vitit 1990 dhe nuk mund t’ua mohoj Ilir Meta.
Sipas Ilir Metës, zgjedhjet nuk do të bëhen më, një herë në katër vjet, por kur të thotë Ilir Meta.
Është urgjente që KQZ të konfirmojë vazhdimin e procesit të zgjedhjeve në Shqipëri, duke hedhur poshtë pretendimin për dekret të Ilir të Metës, si një proces i vendosur dhe i pakthyeshëm dhe Parlamenti të merret urgjent me një njeri të papërgjegjshëm, që ka zaptuar tashmë zyrën e Presidentit të Republikës.
Çdo minutë e humbur për të konfirmuar vazhdimin e zgjedhjeve dhe akoma më keq, çdo minutë që Ilir Meta vazhdon rri ende në Presidencë, është një minutë e rrezikshme për Shqipërinë. (TemA)