Shpesh herë jemi mësuar ta shohim të veshur me kostumin e mjaft personazheve të dashura për publikun, por këtë herë, Erion Isai ka zgjedhur të marri një rol tjetër.
Pas “audicionit” në Partinë Socisliste, komdiani i njohur synon të marrë drejtimin e Bashkisë Kolonjë.
Në një intervistë ekskluzive për gazetën “TemA”, ai ka treguar se si lindi kjo dëshirë dhe pse zgjodhi Kolonjën si destinacionin e tij të parë politik.
I pyetur lidhur me projektin e tij për Kolonjën, ai tregon se do të përpiqet të përmbushë të gjithë ëndrrat e atyre që sot e duan atë krahinë më të vizitueshme.
Ndërkohë, Isai ka edhe një përgjigje për të gjithë kritikët e tij të cilët shpesh herë e kanë ironizuar për rolin e “kolonjarit” në Portokalli ku ironizoheshin veset e asaj krahine.
Z. Isai ju jeni kandidat për kryetar në Bashkinë Kolonjë. E patët të lehtë ta merrnit këtë vendim?
Nuk ka asnjë vendim i cili të duhet të ndryshosh totalisht rrugë dhe drejtim që të jetë i lehtë. Por nga aspekti i angazhimit, ambicies dhe dëshirës, po, ishte i lehtë.
Kantidimin e shoh si një mundësi e barabartë. Në aspektimin e promovimit të përbashkët, të punës, ndryshimit, nxjerrjes së pah të nje krahine me kaq histori dhe peshë si Kolonja. Dhe gjithashtu dhe shpërblimin e pasionit dhe suksesit që merr nga puna dhe mbështetja. Është një sfidë e përbashkët, për mua dhe për Kolonjën, mendoj.
Nga ju erdhi propozimi? Edhe pse pikërisht ju?
Unë kam disa vjet në angazim në Partinë Socialiste të Kolonjës, kam moderuar e organizuar disa fushata, të gjitha me sukses së bashku me ekipin. Më shumë sesa propozim, ishte proces.
Mendoj se prova e menaxhimit në detyrën e drejtorit të përgjithshëm, pa modesti e them këtë, pasi ndonjëherë suksesi duhet thënë, me një rezultat shumë të mirë, të prekshëm brenda një viti; mendoj se ishte një nga elementët e këtij nderimi të madh për mua, në këtë kantidim.
Ju prej vitesh jetoni në Tiranë bashkë me familjen tuaj. Për çfarë u kthyet këtij vendi?
Për gjithçka. Energjinë, pasionin, perkushtimin, punën e përditshme, dështimin, përpjekje përsëri ditën tjetër e përsëri e përseri. Nuk ma bënte të bukur e të vrullshme jetën Tirana, por e bëja une jetën time të tillë aty. Pikërisht ky është synimi, energjinë e kalitur, stërvitur, shkolluar, mësuar, përvetësuar në këto 15 vite rrugë, dua ti kthej në shërbim në Kolonjë.
Keni një punë që mirëpagheni. Pse po bëni një “sacrifice” të tillë qoftë për faktin që po shkëputeni por edhe nga ana financiare?
Ekonomia është një nocion. Investimi është më thelbësor, qoftë dhe në aspektin ekonomik. Unë duke filluar në art, madje në stekën më të lartë, në Top Channel që 15 vjeç, në fakt superova disa faza, dhe prej kohësh më pas më lindën mendime, dëshira, pasione, të ndërrimit të destinacionit.
Që në fillim në fakt nuk ka qenë destinacioni im i dëshiruar humori, por regjisura e shkrimi. Për këtë arsye para më shumë se 2 vjetësh mbylla investimin tim si aktor humori për tu futur në sfida të reja.
Çfarë e lidh humorin me një kryetar bashkie?
Kryetari i bashkisë nuk është profesion, por detyrë, sherbim, i momentit, me afat. Se kam menduar ndonjëherë nëse lidhen bashkë, por në fund të fundit përse duhet të lidhen?! A, në përgjithësi në poltikë, po, shumë çka i lidh. Por ka disa elementë apo individë në politikë që e tejkalojnë imagjinatën e humorit sot, të superojnë në shkrim, ide, ironi dhe sarkazëm… për fat të keq.
Si ju kanë pritur kolonjarët?
Ashtu si dinë të presin Kolonjarët. Ështe shije unike, që nuk shpjegohet me fjalë. Thjesht shijohet.
Çfarë premton për Ersekën që realisht është qeverisur pothuaj në 30 vjet nga të majtët?
Një mentalitet komplet të ri të qeverisjes lokale, në aspektin e performancës, sherbimit, përgjigjes ndaj qytetarit, e përgjegjshmërisë. Nuk me pelqen të premtoj çudira. Por “mëngët përveshur” dhe punë, punë, punë për një qytet dhe krahinë e cila më së pari ka nevojë të dalë në dritë.
Kush është gjëja e parë që do të bëni, nëse fitoni zgjedhjet?
Ngritja e një zyre turistike, paketë të plotë promocionale, info point. Me të gjitha detajet e një ofertë turistike e agro turistike.
Jeni përgatitur për tu shkëputur nga Tirana?
Tirana nuk ështe romanca pas të cilës nuk ka me jetë. Nuk është shkëputje, por bashkëveprim. Jeta e bukur bëhet kudo, është çeshtje mentaliteti. Me të njëjtin vrull që e kam bërë jetësën do ta bëj edhe tani. Dhe sigurisht do të më shihni në Tiranë pasi Kolonja ka nevojë që projekte, vëmendje, lobing, e shumë shkallë ministrish, për tu ulur e për tu ngjitur.
A ja vlen të jetohet në një qytet si Erseka ku edhe dritat në rrugë nuk ndizen, kur ekonomia është përtokë dhe ushqim për ta janë lulet malit të Gramozit?
Ja vlen të jetosh për ti ndryshuar pikërisht këto. Nëse rri duke pranuar këto, atëhere thjesht rron, por nuk jeton.
Do e konkurosh Korçën? Me çfarë?
Do ta kem partner Korçën. Mendoj që rajonalizimi i turizmit Korçë-Kolonjë, i bën të dyja më të vlefshme e më të pasura, më të lakmuara e më të vizitueshme. Korça është shembull, nuk është konkurrente.
Ky është një hap drejt politikës? Kush janë ambiciet tuaja?
Po. Është një hap drejt politikës. Unë ambiciet i zhvilloj, nuk i mbaj në xhep. Duhet të tregoj me prova e me punë që e meritoj këtë hap e më pas të flasim për hapa të tjerë. Para se të flasim për ëndrra më ndihmoni dhe ju të ndryshoj realitetin… Si?… Thjesht eja, dhe vizito Kolonjën. Ja vlen!
Si ndihesh kur ne rrjetet sociale sulmohesh?
I mirëkuptoj. Janë në punë. Disa sa më shumë të shajnë aq më shumë paguhen. Disa janë thjesht profesorë virtualë. Disa kanë të drejtë. Disa të quajnë armik nëse nuk mendon si ata. Jashtë fb dhe instagramit jeta është shumë e bukur.
E nise me tërmete, me një situatë jo të mire. Si po e menaxhon?
Me aq sa mundem. Nuk jam në detyrë. Për këtë pjesë nuk dua të flas, sepse është totalisht jashtë teme fushate. Ështe fatkeqësi që kush të mundet të kontribuojë i shton një familje mundësinë atje. Unë e bëj atë që po bëj për të mos ta thënë këtu. Thjesht e bëj se dua ta bëj./ TemA Javore –