Pas vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve, mësohet se Presidenti Meta do të mbajë nesër një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.
Konferenca do të mbahet në orën 08:00, ku presidenti pritet të japë argumentet për anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.
Ndërsa opozita protestonte në shesh, Presidenti Meta njoftoi dje shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore. Ky vendim është përshëndetur nga opozita, ndërsa kryeministri Rama Rama e maxhoranca këmbëngulin se data 30 qershor nuk ndryshon.
Më herët gjatë ditës së sotme, Rama e cilësoi si një “vetëvrasje politike” vendimin e Metës, duke paralajmëruar edhe largimin e tij nga posti i Presidentit.
g.kosovari