Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet mbështet vendimin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Në një konferencë për shtyp, Mesila Doda u shpreh se akti i presidentit është një mundësi e mirë për të gjitha palët, ndërsa u bëri thirrje partive politike t’i thërrasin arsyes.
“PDIU është mirënjohëse mijra qytetarëve në veçanti anëtarëve dhe simpatizantëve të PDIU që morën dje pjesë në protestën madhështore dhe paqësore të opozitës në mbrojtje të demokracisë. Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet protestoi dje me parrullën “ Çamëria nuk harron”, për të treguar të gjithve që ne nuk harrojmë as miqtë dhe as armiqtë e Çamërisë.
Qindra mijra shqiptarë brenda pak kohësh për herë të tetë si asnjëherë më parë protestuan përball një grushti njerëzish që u ka vjedhur atyre shpresën pëe të jetuar në këtë vend, duke detyruar 500 mijë shqiptarë në vetëm 6 vite të ikin nga Shqipëria”.
Akti i presidentit është një mundësi e mirë për të gjitha forcat që dialogu, përmes zgjedhjeve të parakohshme duhet të na çojë në një pakt të madh për Shqipërinë.
PDIU u bën thirrje të gjitha partive që ti udhëheqë arsyeja”, tha Doda.
g.kosovari