Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vorë, ku janë përfshirë tre automjete.
Sipas informacioneve të para, nga ky aksident ka humbur jetën një person.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore që të çon drejt Doganës. Në të janë përfshirë tre makina, një nga të cilat drejtohej nga një femër.
Si pasojë e aksidentit, kanë marrë plagë të tre drejtuesit e mjeteve. Ndërsa, një prej tyre ndërroi jetë.
Viktima është identifikuar si Denis Kosova, i cili drejtonte një makinë me targa italiane.
Për momentin nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën dytësore Vorë , drejt Doganës janë përplasur 3 mjete, si pasojë e përplasjes gjatë transportimit në spital ka nderruar jetë drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi D. K rreth 30 vjeç.
Ndërsa shtetasi G. Z drejtuesi i njërit prej mjeteve ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetasit D. K, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.
g.kosovari