Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së fortë të zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, Matthew Palmer i cili tha se nëse protestat e opozitës kanë akte dhune, për SHBA-në, Basha dhe Kryamdhi do të jenë përgjegjësit dhe se kush prek zgjedhjet nuk hyn në SHBA
Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se Amerika se nuk e kupton lojën me Kushtetutën; nuk e pranon politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike; nuk e toleron dhunën kundër institucioneve
“Prandaj është ajo që është Amerika se nuk e kupton lojën me Kushtetutën;
nuk e pranon politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike;
nuk e toleron dhunën kundër institucioneve – e në këtë rast s’ka se si e fal kundërvënien ndaj Reformës nē Drejtësi!
Vetëm përpara drejt 30 qershorit”, shkruan Rama.
/a.r