Pas deklaratave të zëvendësndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer i cili theksoi në një intervistë se nëse gjatë protestës së opozitës ditën e shtunë do të ketë dhunë, përgjegjësit do të jenë organizatorët e saj, ka ardhur dhe reagimi i zëdhënëses së Qeverisë, Elisa Spiropali.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin theksoi se mesazhi i SHBA-ve është i qartë, duke shtuar se zgjedhjet do të mbahen në datën e dekretuar nga Presidenti, në 30 qershor.
“Më qartë dhe më troç se kaq, nuk ka! Përgjegjësit për dhunën janë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Nuk do të shkelin më në SHBA po s’u ndalën SOT! Zgjedhjet do të bëhen më 30 Qershor dhe PIKË!”, shprehet Spiropali.
Partitë opozitare kanë paralajmëruar ditën e sotme mbajtjen e një proteste, e cila ka nxitur ndërkombëtarët që t’ju bëjnë thirrje shtetasve të saj në Shqipëri që të shmangin grumbullimet dhe pikat ku do të përqendrohet protesta, pasi në tubimet e mëparshme incidentet dhe dhuna nuk kanë munguar.
/a.rada