Çdo individ ka kaluar të paktën një herë një moment shumë të fortë emocional të ndarjes nga një person të cilin e ka dashur shumë. Por gjithmonë kur një marrëdhënie merr fund vihet në pikëpyetje përjetimi nga të dy protagonistët.
Në biseda tavolinash shpesh thuhet se femrat e vuajnë një ndarje më shumë se mashkulli, por a është vërtetë kështu?
Një studim i realizuar së fundmi ka dalë në përfundimin se po është e vërtetë, femrat vuajnë shumë më shumë se meshkujt në aspektin emocional dhe fizik. Megjithatë kur vjen puna për ta marrë veten nga një ndarje, një femër e ka më të thjeshtë dhe është shumë më të fortë për ta përballuar si eksperiencë.
E kundërta vlen për meshkujt të cilët ose nuk e përjetojnë fare ndarjen ose përfundojnë si të alkoolizuar dhe në rastin më të keq dhunues.