Sekretari amerikan për Thesarin, Steven Mnuchin rikonfirmoi sot se SHBA-ja ishte e hapur për një rinisje të negociatave tregtare me Kinën, duke e lënë të hapur mundësinë për çdo avancim në samitin e G20-ës të planifikuar në fund të qershorit në Japoni.
‘’Jemi drejt finalizimit të një marrëveshje historike. Nëse duan të rikthehen në tryezën e bisedimeve dhe të nënshkruajmë sipas kushteve që po negocionim, do të ishte shumë mirë. Në të kundërt, ashtu siç e tha presidenti, ne do të vijojmë me tarifat doganore’’, deklaroi Mnuchin në kuadër të një takimi të ministrave të Financave të G20-ës në Fukuoka (jug-perëndim).
Ai pohoi se pret avancime në lidhje me këtë dosje në takimin që do të mbahet mes Donald Trump dhe homologut kinez, Xi Jinping në G20 në Osaka.
Pas këtij takimi ‘’vendimtar’’, sipas deklaratave të ministrit, Trump do të vendosë nëse do të zbatojë kërcënimin e tij për taksa tejet të larta ndaj pothuajse pjesës më të madhe të importeve të ardhura nga Kina. (tema)