“Presioni i qarqeve serbe bëri të vetën dhe triumfoi ndaj futbollit,” kështu shkruajti dje gazeta malazeze “Vijesti”, pas lajmit se trajneri Ljubisha Tumbakoviç dhe dy lojtarët Filip Stojkoviç dhe Mirko Ivaniç, të tre të lindur në Serbi, nuk u paraqitën në fushën e lojës kundër Kosovës për shkak të presioneve serbe.
Sot, “Vijesti” raporton se Komiteti Ekzekutiv i Federatës Malazeze të Futbollit, është mbledhur me urgjencë në një seancë të jashtëzakonshme.
Ekzekutivi ka vendosur të shkarkojë menjëherë nga detyra trajnerin Tumbakoviç për shkak të “shkeljes së detyrimit profesional të parashtruar në kontratë”, ndërsa në prag të sfidës ndaj Çekisë, Malin e Zi do ta drejtojë dyshja Xhudoviç-Lekoviç, pergatiti BW.