Dashi- Mërkuri në një pozicion të pafavorshëm për ju sot mund të nxjerrë jo pak pengesa, kështu që parashikohet një ditë disi e vështirë. Ju këshillohet gjithmonë të kini parasysh sensin e masës.
Demi- Nuk do ta keni edhe aq të lehtë sot, pasi janë një mori planetësh, me Marsin dhe Afërditën në krye, të cilët i keni kundër. Vërini “veshin” Mërkurit, që ju sugjeron të tregoheni realistë.
Binjakët- Duket se impenjimet personale e, ca më tepër, ato familjare do të jenë në rend të ditës për ju, por kjo nuk do të thotë se duhet të lini pas dore gjërat e tjera. Mund t’ju vijë një ofertë.
Gaforrja- Do të jeni në egidën e Marsit dhe Afërditës, prandaj edhe siguria juaj sot do të jetë e madhe, por kujdes, sepse nuk duhet ta teproni. Ndjenjat dhe pasioni do të jenë vërtet në kulmin e tyre.
Luani- Parashikohet një ditë plot tensione e kontraste për ju, ashtu siç është edhe qielli juaj, me kontrastet e Jupiterit e Saturnit që japin energji, dhe të Marsit e Afërditës që ju tendosin nervat.
Virgjëresha- Nuk ju duhet shumë për të arritur një objektiv, një fitore, nëse bëhet fjalë për një “ndeshje” , por duhet të gjeni lëvizjen që jua jep këtë mundësi. Një takim i papritur ju bën të mendoheni,
Peshorja- Impenjimet tuaja sot do të jenë shumë të mëdha, sepse, pas një periudhe deri diku qetësie, ju janë grumbulluar shumë probleme. Marsi jua ngre mendjen, por duhet të tregoni maturi.
Akrepi- Hëna-Afërdita dhe Marsi sot do të jenë yjet tuaj të mirë e mesa duket do të jenë të tillë për disa kohë, duke iu mbështetur veçanërisht në fushën afektive. Duhet të jeni më racionale.
Shigjetari- Nëse ka diçka që ju mundon, është mirë të mos e mbani në vetvete e të mbylleni, sepse gjendja juaj shpirtërore (për “faj” edhe të Hënës) nuk është nga më të mirat. Hapuni një miku.
Bricjapi- Sot do të de keni mbështetjen e fuqishme në radhë të parë të Mërkurit, i cili, së bashku me Afërditën dhe Marsin përbën një treshe mjaft interesante për aktivitetin tuaj. Mirë shëndeti.
Ujori- Një kuadër përgjithësisht i paqartë yjor bën që edhe ju sot të jeni konfuzë dhe në një gjendje të tillë që nuk dini nga t’ia filloni më parë. Ndoshta është më mirë të prisni pak kohë.
Peshqit- Kur ke yje mjaft aktivë që të mbështesin është e pashmangshme që edhe vetë të tregohesh i gjallë dhe aktiv. Kështu që pritet një ditë plot aktivitete ku nuk do të mungojnë edhe të papriturat. (Lexo.al)