Janë luajtur sot ndeshjet e raundit të tretë të fazës kualifikuese për Euro 2020.
Grupi F (Spanja 9, Suedia 7, Rumania 4, Malta 3, Norvegjia 2, Ishujt Faroe 0)
Spanja ka mundur pa probleme 4-1 Ishujt Faroe. Ky takim ka pasur edhe pak Shqipëri, duke parë se katërshja e arbitrave që ka drejtuar takimin ka qenë shqiptare: Enea Jorgji (kryesor), Ridiger Çokaj dhe Rejdi Avdo (anësorë), Juxhin Xhaja (i katërt).
Për sa i takon sfidës, spanjollët kanë zhbllokuar takimin pas 6 minutash me Ramos, teksa Navas ka dyfishuar avantazhin e miqve 13 minuta më vonë. Olsen ka ngushtuar diferenca përkohësisht për vendasit në të 30-ën, por autogoli i Gestsson në të 34-ën ka kthyer avantazhin e dyfishtë të spanjollëve, të cilët kanë gjetur edhe golin e katërt me Gaya (71′).
Në ndeshjet e tjera të këtij grupi, Suedia ka mundur 3-0 Maltën në shtëpi, ndërsa takimi mes Norvegjisë dhe Rumanisë është mbyllur në barazim 2-2.

Grupi D (Irlanda 7, Zvicra 4, Gjeorgjia 3, Danimarka 2, Gjibraltari 0)
Irlanda ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në Grupin D pas barazimit 1-1 të marrë në transfertë kundër Danimarkës. Golat e kësaj sfide kanë ardhur në minutat e fundit, me Hojbjerg (76′) që ka kaluar në avantazh vendasit, ndërsa Duffy (85′) ka barazuar për miqtë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Gjeorgjia ka mundur 3-0 Gjibraltarin.
Grupi G (Poloni 9, Izrael 7, Maqedoni e Veriut 4, Austria 3, Sllovenia 2, Letonia 0)
Polonia ka arritur të marrë tri pikët në fushën e Maqedonisë së Veriut falë një goli të realizuar nga sulmuesi i Milan-it, Piatek, në minutën e 47-të të pjesës së dytë, një minutë pasi ai ishte futur në fushën e lojës.