Nga Kuçova, kryeministri Edi Rama komentoi sërish deklaratat e Prokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prela lidhur me përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane ‘Bild’.
Rama tha se kjo çështje është mbajtur në sirtar për një ditë të zezë të partisë tjetër, dhe për t’u përdorur më pas politikisht.
“Dëgjova Prokuroren e Krimeve të Rënda, e cila bëri një panoramë të përgjimeve, është e mjaftueshme për të parë se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur.
Ndërkohë, kjo çështje duhet të kishte përfunduar dhe çdo fajtor të ishte dënuar.
Kjo çështje është mbajtur në sirtar në një ditë të zezë të partisë tjetër, për t’u përdorur si shantazh si muhabete për të çorodituar dynjanë me muhabete që duhen hetuar.
Mjafton të dish atë që e dijnë të gjithë.
Është nxjerrë dosja për propagandë politike në vend që të hetohen fajtorët.
Ajo që është më e rënda është fakti që ky maskarëllëk bëhet jo vetëm për të sulmuar qeverinë po për të përbaltur Shqipërinë në sy të gjithë ndërkombëtare.
Gazetës së huaj i kanë shkuar llokum për të treguar se është mafia në pushtet. Nuk e di nëse këta i bëjnë gjërat me vetdije të plotë por urrejnë forcën e suksesit tonë me vetëdije.
Asnjë shqiptar që e do Shqipërinë, pavarësisht që jeton jashtë nuk duhet t’ia falë atë që po i bëjnë Shqipërisë duke e nxjerrë në çdo cep rruge.
Shumëkush pyet se çfarë do ndodhi a do bëhen apo jo ndeshje, ne do i dalim borxhin të gjithëve deri në fund.” -tha Rama.