Nga Edmond Arizaj
1) Ne Gjermani, me shume lexohet per trafikun nderkombetar te droges, apo per blerjen e votave ne Shqiperi (dosja 339 eshte hetim per trafikun e droges)?
2) Vertete e dime se te gjitha partite blejne vota dhe perdorin kriminele ne zgjedhje sa dhe ku munden, por varet se kush kapet me presh ne dore…
3) Linja e publikimeve eshte e qarte, pavaresisht se shumica ben sikur ka ndodhur nje investigim: prokuroret kane perdorur paturpesisht detyren e tyre, gazetare jane perdorur nga prokurore, politikanet i kane shfrytezuar te gjithe
4) Nuk ka prokurori ne bote qe ndalon gazetaret te nxjerrin materiale te siguruara. Eshte ne ndergjegjen e gazetarit nese do beje punen si gazetar, duke kerkuar dosjen dhe te botoje cfare ai perzgjedh dhe gjykon se i intereson publikut, apo punen e lajmesit qe percjell cfare i kane porositur.
GAZETARI NUK ESHTE LAJMES, boll me rregullat e Kanunit “lajmesi nuk preket”
5) Rama nuk ka cfare justifikon me. Po mundet ne fushen e tij me te forte, PR. Minimumi duhet te denoje pjesen e dyshimte per zgjedhjet dhe lidhjet e te zgjedhurve te tij me njerez te dyshimte…
6) Nese ne Shqiperi ndodh qofte edhe nje plagosje ne ditet ne vijim deri per zgjedhje, faji eshte i te gjitheve, padyshim i te gjitheve, politikane, gazetare, prokurore, militante, bleres votash, shites votash (ne nje vend normal besoj shume prej tyre duhet te ishin ne gjykate)…deri tek ai gazetari i Bild, qe cuditerisht pas botimit te nje materiali zgjedhor per nje vend jo ne BE, vazhdon e shkruan ne forme justifikimi ne FB e tij pas reagimeve ne Shqiperi, kur askush nuk i tha qe po genjen (do kete pasur dyshimet e tij per investigimin e kryer)…por ky me siguri s’do mbaje ndonje pergjegjesi.