Kandidati socialist për Elbasanin, Geldian Llatja ka ecur në të njëjtat gjurmë si të kryetarit dhe kryeministrit Edi Rama.
Ai është bërë pjesë e një kënge për qytetin e tij gjatë fushatës elektorale.
Kënga me titull “S’ka si ti” këndohet nga grupi i famshëm Alar Band, ku vetë kandidati këndon rep.
Kënga është me tekst të Pandi Laços.
Në vitin 2007, kryeministri Edi Rama, kur në atë kohë garonte për Bashkinë e Tiranës, u bë i pari politikan që kompozon dhe këndon një këngë të vetën. Me grupin e famshëm West Side Family, kënda “Tirona”, u kthye në hit.
g.kosovari