Prokurori Edvin Kondili ka kaluar vettingun duke u konfirmuar në detyrë.
Ai është kandidat për SPAK-un, ndërsa është i njohur edhe si prokurori i dosjes së kokainës së Maminasit, teksa seanca e sotme që ishte edhe e para sot te Krimet e Rënda u shty për këtë shkak, pasi Kondili ishte ‘ankthin’ e vettingut.
Në seancën e djeshme dëgjimore, Kondili rezultoi se nuk kishte probleme në të tre kolonat si pasuri, profesion dhe integritet moral. Ndërkohë që sot pritet që të jepet vendimi edhe për prokurorin tjetër kandidat për në SPAK, Eneid Nakuci.
g.kosovari