Përfaqësues të qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë nesër një takim në qytetin e Kumanovës ku do të mbahet një debat publik me temë ‘Strategjia nacionale për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm në RMV’, përcjellë Zhurnal.
Në këtë debat do të jenë të ftuar të jenë Zorica Apostolovska, ministër pa portofol për investime të huaja, Petar Atanasov zv.ministër i arsimit dhe shkencës si dhe shumë të ftuar.
Mirëpo edhe pse po tentojnë që të kultivojnë konceptin për barazi në shoqëri, qeveria nuk respekton gjuhën shqipe si gjuhë e etnitetit të dytë më të madh në vend.