Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme ka mbledhur Këshillin Bashkiak në kuadër të vendimeve që pritet të miratohen nga bashkia e Tiranës.
Në fjalën e tij Veliaj ka thënë se një vendim jashtë rendit të Bashkisë së Tiranës është përgjigjja ndaj kërkesës së kryeministrit Rama në lidhje me familjet e prekura nga tërmetet në Kroçë.
Veliaj ka thënë se do ti përgjigjen kësaj kërkesë dhe se do të kontribuojnë me ndërtimin e 4 banesave.
“Ndërtojmë 4 banesa në Floq. Një vendim për efekt të Emrgjencave Civile është përgjigja e Tiranes për tu solidarizura me të prekurit nga tërmetet. Ushtria do të bëjë implementimin. Bashkia e Tiranës do të jemi të gatshmë të ndihmojmë me elektorshtëpiaket edhe paisjet e tjera. Në Tiranë i shohim gjërat me sy për ti bërë më mirë. Është në nderin e Tiranës për të qënë solidar me Korçën. Ky është një vendim që fusim jashtë radhe. Një tjetër është krijimi i qëndrës që do menaxhojë Piramidën. Do të jetë histori suksesi. Ndërsa vendimet rutinë do të kemi të tjera. Për marrëveshjen me ministrinë e Bujqësisë. Kemi nevojë për një treg shumice. Duam thjesht të ketë një treg publik.Ne si bashki ndaj një akti monopolistik është që të krijojmë një garë. Do të bëhemi një aktor më i rëndësishëm. Vendimi Emergjence për 155 familje në lagjen 11 që u përmbytën. Edhe pse kishin ndërtime pa leje. Kur dikush është dëmtuar ne kemi solidaritet. Nuk do bllokohet Astiri, Shkoza ose zgjatja e lumit të Tiranës. As që diskutohet. Për asnjë arsye dhe asnjë parti që bërtet dhe bllokon rrugën. Kemi një listë për 40 shërbime të kartës së studentit. Deri në fund të verës pretendojmë të shkojë deri në 100 shërbime. Kemi arritur deri në 10 000 karta për studentët. Do të krijojmë për drejtorin e implementimit në terren. Agjenci permamente të bashkisë së Tiranës për Rininë. Ndërkohë edhe vendime për të ardhurat në buxhet. Apo fondin 100 milion për të prekurit në Floq. Një pjesë për fondin e emergjencave do t’ju gjendemi vëllezërve e motrave tona në Korçë” ka deklaruar ndër të tjera Veliaj.