Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në qytetin e Kamzës ku një 17-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e bashkëshortit të saj.
Ngjarja ka ndodhur në banesë, pas një sherri mes 17-vjeçares, Gj.Metallari dhe kunatit të saj Arjan Metallari.
Në polici 17-vjeçarja ka treguar se i kunati e ka kërcënuar me thikë se do e vrasë dhe në konflikt e sipër ajo e ka qëlluar. Sipas informacioneve të para Arjan Metallari, si pasojë e plagëve ky i fundit është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe aktualisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia ka proceduar në gjendje të lirë 17-vjeçaren pasi është nënë e një foshnje.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanat që çuan në plagosje./l.m