KQZ ka miratuar dhe përmbajtjen e fletëve të votimit për bashkitë e ngelura, duke përfunduar kështu punën e saj me këtë proces. Kompania Cetis në Slloveni, po prodhon fletët e votimit, me një faturë rreth 600 milionë lekë të rinj. Opozita i ka bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Statusi i plotë i Bledar Skënderit:
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dje në mbrëmje përfundoi miratimin e tē gjitha fletëve të votimit për kryetar dhe këshillat lokale. Në total janë 122 fletë votimi, 61 për Kryetar dhe 61 për Keshilla. Nga sot ka filluar prodhimi dhe printimi i fletëve të votimit.
Për herë të parë në zgjedhjet lokale është zbatuar ligji për dekriminalizimin. 9841 kandidatë për këshilltarë dhe 97 kandidatë për kryetarë u janë nënshtruar verifikimit paraprak. Formularët e dekriminalizimit dhe cv e kandidatëve (gati 100 mije faqe dokumentash) janë publikuar ne faqen tonë.
Një falenderim për të gjithë stafin e KQZ-së që në luftë me kohën, duke punuar pa orar, bëri të mundur këtë proces. Një falenderim të veçantë dhe për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Sektorin e Gjendjes Gjyqësore për bashkëpunimin e shkëlqyer, pa ndihmën e tyre ky proces do ishte i pamundur!/l.m