Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, duke komentuar përgjimet e publikuara nga “BILD”, i pyetur se si një kryetar bashkie ja hap telefonin çdo njeriu, ka thënë se në kohë fushate, ja hap të gjithëve telefonin, sepse nuk duan të humbasin asnjë votë.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Dako theksoi se nuk e ka njohur asnjëherë fizikisht Astrit Avdylajn deri në vitin 2016, ndërsa pas këtij viti, kreu i Bashkisë së Durrësit, shprehet se e ka takuar si shumë njerëz të tjerë në qytet.
“Ne nuk duam të humbim asnjë vote, ndaj ju kam hapur telefonin dhe ju kam thënë “po po, do e shohim”. Nuk jam as prokuror, as drejtues policie. Unë hap çdo telefonatë. Nuk e kam njohur kurrë Astrit Avdylin fizikisht deri në vitin 2016. Mbas këtij viti e kam njohur si shumë njerëz në atë qytet. E dija që ka qenë i dënuar. Nuk ka qenë pjesë e stafit elektoral, thjesht simpatizant i shpallur i PS. Nuk është anëtar organizate, por simpatizant i PS.”, tha Dako.
g.kosovari